Romeo Veshaj: “Unazën e Borës e bleva unë, jo Donaldi”!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo Veshaj: “Unazën e Borës e bleva unë, jo Donaldi”!

Romeo Veshaj pas performancës me Fifin në “Dancing With The Stars” ka zbuluar për publikun edhe disa prej prapaskenave të propozimit të Donad Veshajt për Bora Zemanin.

Propozimi surprizë ndodhi në premierën e filmit “5 Herë Jo”. Romeo është shprehur se unazën e ka blerë ai dhe jo Donaldi, që të mos shpërndahej lajmi se ai do t’i propozonte partneres së tij. Kjo erdhi pa lajmit se unaza i rrinte mjaft e madhe Borës dhe Donaldi nuk kishte bërë zgjedhjen e duhur. Por në fakt, siç e kuptuat, fshihet Romeo dhe për këtë nuk i vëmë faj.

Dua të uroj kunatën. Dua të tregoj historinë e unazës. Unazën Borës nuk ia zgjodhi Donaldi. Ja mora unë, sepse Donaldi nuk hynte dot. Shikojeni sa e madhe është, e kam provuar tek gishti im. Donaldi më tha ‘nuk mund të futem në argjendari se do e kuptojnë se do t’i propozoj’. I thashë ‘çke se shkon vëllai’. Ishte pyetja më trego pak foton e vajzës, më thanë ma përshkruaj pak vajzën, i thashë ‘është vajza me sytë më të bukur në botë’.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE