Vajza e Alketa Vejsiut tregon mesazhin prekës që i dërgoi gjyshit para ndarjes nga jeta

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e Alketa Vejsiut tregon mesazhin prekës që i dërgoi gjyshit para ndarjes nga jeta

40 ditë më parë, Alketa Vejsiu humbi babain e saj. Moderatorja ndau me ndjekësit lajmin e hidhur dhe gjithë trishtimin e saj.

Sot, ka qenë vajza e Alketës, Nicol e cila ka emocionuar ndjekësit duke ndarë mesazhin e fundit që i dërgoi gjyshit, por që nuk arriti ta lexojë.

“Sikur ta kishe lexuar mesazhin e fundit që të dërgova, të dua përgjithmonë”– ka shkruar Nicol krahas mesazhit që ka dërguar.

“Gjysh, Me shume mundesi je ne gjume tani, por kur te cohesh dua ta lexosh sa shume te vlersoj, te dua, dhe te kam ne mendje. Jam rruges per ne Londer tani, dhe e kam mendjen vetem te ty dhe po lutem te te shoh ta mposhtesh kete perjudhe te veshtire sa me shpejte. Te dua me shpirt gjysh, je jeta ime. Je nje burr i mrekullueshem, jam krenare qe jam mbesa jote. Jam shume e lumtur qe te kam ty, me behet zemra mai sa her qe shoh fytyren tende te bukur dhe me shton jeten sa here t’i puth duarte edhe faqet e buta. Do e kalosh dhe kete veshtiresi gjysh, do ulemi se shpejti per darke te gjithe bashke me ty ne krye te tavolines. Te dua me te vertete shume, mos e harro kurre. Naten e mire dhe befsh gjume te embel Bardhoku im i bukur dhe i mire”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51118 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE