Vjen në Evropë në versionin elektrik Citroen Berlingo!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen në Evropë në versionin elektrik Citroen Berlingo!

Citroen ka zbuluar modelin e ri Berlingo, i njohur si e-Berlingo, i cili do të shitet ekskluzivisht si një makinë elektrike në Evropë. Dizajni i Berlingo-s sjell një pamje të freskët, larg nga modeli i vjetër. Transformim të rëndësishëm ka pësuar pjesa e përparme e tij që tashmë përmban edhe drita të veçanta LED. Blerësit do të jenë në gjendje të zgjedhin Berlingo-n e tyre në pesë ngjyra të ndryshme.

Ndryshime të mëdha janë bërë edhe në pjesën e brendshme të makinës. Një nga përmirësimet kryesore janë ulëset e reja Advanced Comfort të cilat garantojnë nivel të lartë komoditeti. Modeli i ri është i pajisur me një gamë të gjerë teknologjish. Këto përfshijnë ekranin më të fundit My Citroen Play 25,4 cm, një karikues telefoni me valë dhe 18 teknologji ndihmëse në drejtimin e automjetit.

Fuqia e Berlingo-s vjen nga një bateri LFP 5O kW që drejton një motor elektrik 100 kW. Për më tepër fleksibilitet, marka franceze vjen me opsione të ndryshme karikimi dhe mund të karikohet 0-80% për 30 minuta. Edhe pse në Evropë Berling-o do të shitet vetëm në versionin elektrik, në tregjet e tjera do të ofrohet edhe modeli me naftë dhe benzinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50349 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE