“E mbushi kupën…”, Fifit nuk i ‘del e keqja’ me Julianën

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E mbushi kupën…”, Fifit nuk i ‘del e keqja’ me Julianën

Deklaratat e njëpasnjëshme të ish-konkurrentes së “Dancing With The Stars” ndaj këngëtares Fifi, e kanë revoltuar jo pak këtë të fundit.

Fifi i reagoi sot sërish Julianës, pasi e përmendi sërish së fundmi, pas deklaratës ku u shpreh se “Top Channel do ia japë Fifit fitoren e DWTS, për shkak të historisë që kanë“.

Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club” me Kiara Titon, Fifi tha se Juliana ia ka përmendur disa herë emrin nëpër emisione pasi u eliminua dhe se kjo gjë nuk i ka pëlqyer e i është dashur të reagojë.

“U mbush kupa. E ka përmendur emrin tim në emisione, s’është aspak e hijshme! Nuk dua të merrem me llafe. Mes meje dhe Xhulit nuk ka ndodhur asgjë. Ajo çfarë tha në një prej intervistave më shqetësoi shumë. Nuk është një gjë e hijshme as për ta parë, as për ta dëgjuar. Nuk më pëlqeu reagimi i saj dhe pas 3 muajsh u mbush kupa dhe reagova. Nuk e di nëse kam bërë mirë apo keq, por ashtu e ndjeva e postova. E kam menduar mirë se çfarë kam shkruajtur. Kam patur edhe gjëra të tjera në mendje që mund t’i shkruaja por nuk e kam bërë. Më thënë të drejtën nuk e kam pritur që ajo të reagojë për mua pasi u eliminua. Por e ka përmendur shumë herë emrin tim në emisione. Nuk jam marrë fare me intrigat dhe fjalët që janë folur vërdallë, jam munduar ta distancoj veten prej kësaj gjëje. Kam ardhur në ‘DWTS’ ta shijoj si eksperiencë profesionalisht jo të merren me llafe”, tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49600 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE