Kapet me lëndë narkotike, prangoset në Elbasan!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kapet me lëndë narkotike, prangoset në Elbasan!

Një 41-vjeçar u ndalua në Elbasan, i dyshuar se së bashku me një person tjetër posedonin lëndë narkotike.

Njoftimi zyrtar:

Si rezultat i hetimeve me qëllim dokumentimin ligjor të autorësisë së veprimtarive kriminale të goditura më parë, Policia e Elbasanit ka ndaluar shtetasin B.B., 41 vjeç.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se posedonte bashkë me shtetasin B.R., të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit të koduar “Plani”, në muajin maj 2023, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua nga Policia gjatë operacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në bashkëpunim me FAST Albania-n, Policia e Durrësit arrestoi shtetasin Arian Malo, me qëllim ekstradimin e 54-vjeçarit drejt Italisë. Malo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe të krimeve ekonomike.

Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore” dhe “Deklarimi i rremë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49277 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE