A do i vinte keq nëse nuk do e merrte kupën e DWTS? Flet Fifi pas shpalljes si finaliste

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do i vinte keq nëse nuk do e merrte kupën e DWTS? Flet Fifi pas shpalljes si finaliste

Fifi ka qenë e ftuar në punatën e sotme të “Fan Club”, pasi u shpall finalistja e parë e programit “Dancing with the stars”.

Kur moderatorja e njohur, Kiara Tito, e pyeti nëse do i vinte keq nëse nuk e merrte kupën, konkurrentja e spektaklit më të madh u shpreh:

“Kupën time e kam, publikun. Gjithë këto vite karrierë nuk i kam bërë veç për një suvenier. I kam bërë për të dhuruar show, art, energji të mirë, dashni. Mendoj se ja kam arritur me artin tim dhe gjënë që kam bërë”.

Duke i kujtuar një deklaratë që bëri gjatë një interviste në emisionin “Se Luan Topi” se ‘në Big Brother VIP 1 e ka dhënë veten shumëngjyrëshe dhe njerëzit e kanë parë bardh e zi”, artistja tha se në DWTS ‘kam dhënë Fifin shumëngjyrëshe’.

Ndërkohë sipas saj, nëse nuk do të ishte për votat e publikut, juria do e kishte eliminuar që javën e parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50743 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE