La garën e ‘BBVK’, Blero publikon foto krah të dashurës

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
La garën e ‘BBVK’, Blero publikon foto krah të dashurës

Këngëtari Blero ka qenë një nga personazhet më të komentuar të ‘Big Brother Vip Kosova’.

Ndonëse nga publiku u pa si një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh, artisti vendosi të lërë garën spektaklin e të premtes, pasi u shpreh se shëndeti i tij është më i rëndësishëm sesa një lojë.

E teksa një ditë më parë u pa në aeroport, duket se paska patur  një arsye të fortë për t’u larguar nga vendlindja dhe ajo është  e dashura e tij, të cilën e përmendte shpesh në shtëpinë e famshme.

Blero ka publikuar një foto krahë saj, ku thotë se më në fund u takuan.

“Beb, më në fund”, ka shkruar Blero mbi foto.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE