Të brendshmet e kuqe për festa, flet teologu Miron Çako: “Një fyerje, njerëzit gabojnë shumë rëndë…”

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të brendshmet e kuqe për festa, flet teologu Miron Çako: “Një fyerje, njerëzit gabojnë shumë rëndë…”

Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up” teologu i njohur, Miron Çako, i cili ka folur për ritet e ndryshme që njerëzit kanë gjatë festave. Kur u pyet për të brendshmet e kuqe, që shumë njerëz i konsiderojnë si fatsjellëse, ai shprehet se kjo është shumë e gabuar dhe ofendon besimtarët. Ngjyra e kuqe dhe jeshile janë simbole që përfaqësojnë natyrën njerëzore dhe shpresën dhe janë ngjyrat e rrobave të Krishtit nëpër ikonat që shohim nëpër kisha.

Ngjyra e kuqe dhe jeshile kanë simbolikën e vetë. E kuqja është hiri i Zotit ose dashuria e zjarrtë e Zotit që bashkohet me jeshilen që përfaqëson natyrën njerëzore ose shpresën. Krishti është biri i Zotit dhe biri i njeriut. Një person me dy natyra hyjnore dhe njerëzore. Po t’i shikosh në ikonat e kishës Krishti ka gjithmonë dy rroba me dy ngjyra, të kuqe dhe jeshile, pra është edhe Zot edhe njeri. Kjo është një ngjyrë e Krishtlindjes për të treguar se Krishti bëhet njeri dhe vjen mes njerëzve. Në qoftë se kjo degjeneron deri aty sa të bëhet rrobë e brendshme, kjo është një fyerje ndaj vetë simbolit. Kjo është dhe çështje komerciale, por të arrish deri aty që po veshe të brendshme të kuqe do të kesh dashuri për të gjithë vitin, gabohesh shumë rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49318 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE