Tre viktima nga garat me makina në Prizren, dy prej tyre ishin futbollistë!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre viktima nga garat me makina në Prizren, dy prej tyre ishin futbollistë!

Një aksident tragjik përgjaku rrugët e Kosovës rreth mesnate. Tre të rinj humbën jetën në garat me makina në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit. Ata u identifikuan si Lordi Syla, Molos Delija e Nue Bibaj.

Sipas mediave në Kosovë, Lordi e Molosi ishin edhe futbollistë, ndërsa ish-klubi i tyre, “KF Gjakova” reagoi me një postim në rrjetet sociale duke iu shprehur ngushëllime familjeve.

Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre.

Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi!

Praprakisht bëhet e ditur se drejtuesi i njërës prej makinave të përfshira në garat me shpejtësi skëterrë humbi kontrollin duke marrë përpara disa persona që po qëndronin pranë autostradës si spektatorë. Po ashtu ka edhe disa të lënduar. Mësohet se shoferi që i përplasi është identifikuar si shtetasi Arlind Syla, familjar i Lordi Sylës.Mediat kosovare raportojnë se Lordi Syla, Molos Delija e Nue Bibaj ishin të moshës rreth 20-vjeç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE