Zjarri shkrumbon një mobilieri në Lushnje, dyshohet shkëndijë elektrike!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarri shkrumbon një mobilieri në Lushnje, dyshohet shkëndijë elektrike!

Shkrumbohet një mobilieri në Krutje të Lushnjes, shkaktohen dëme materiale të mëdha. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit e për shkak se në momentin e rënies së zjarrit nuk kishte njerëz, njoftimi u dha me vonesë. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e shuarjen e flakëve, por pa mundur të shpëtohet gjë nga mobilieria.

Prania e lëndëve drusore e kimike favorizoi përhapjen e tyre me shpejtësi dhe gjithçka u dogj në pak minuta. Sipas policisë, shkak dyshohet se ishte një shkëndijë elektrike, por hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Po në Lushnjë, por në fshatin Bubullimë u shënua një tragjedi tre ditë më parë (14 dhjetor), me pasojë vdekjen e një të moshuari, banesa e të cilit u përfshi nga zjarri.

Në njoftimin e policisë të datës 14 dhjetor thuhej:

Rreth orës 07:40, në fshatin Bubullimë, Lushnjë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit K.K., 82 vjeç. Për pasojë, ka ndërruar jetë 82-vjeçari. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Viktimë mbeti shtetasi Koli Koçi, i cili jetonte vetëm me gruan në një banesë të rrënuar. Për fat të mirë, bashkëshortja e tij arriti të shpëtonte. Fqinjët treguan se çifti kishte vështirësi ekonomike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE