Vrasja brenda burgut/ Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për Sokol Mjaçajn dhe 12 të tjerë!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja brenda burgut/ Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për Sokol Mjaçajn dhe 12 të tjerë!

Prokuroria e Elbasanit kërkon masën e arrestit me burg për Sokol Mjaçajn dhe 12 zyrtarët e IEVP Peqin të ndaluar një ditë më parë.

Sot është dorëzuar kërkesa në Gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.

Të ndaluar janë drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha: Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish shefi i policisë së burgut të Peqini; Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B ;Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin.

Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B; Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B; Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B; Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B; Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B; Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B.

Është e paqartë nëse për mosfuknsionimin e skanerave të kontrollit është ngritur shqetësimi nga burgu për instancat eprore dhe nëse prej këtyre të fundit ka pasur kontroll, por edhe kërkesë për kthimin në funksion të pajisjeve përfshirë edhe kamerat.

Lënia e skanerave jashtë përdorimit e ka “dorëzuar” sigurinë e kontrolleve tek elementi njerëzor që është i ekspozuar ndaj gabimit si për shkak të korrputimit ashtu edhe nga gabimet e mundshme. Nësohet se një pjesë e kamerave të sistemit të vëzhgimit nuk punonin ndërsa në mungesë të skanerave, kontrolli i personave dhe sendeve që hynin në burg, si ushqime, rroba apo furnizime, bëhej fizikisht me dorë nga punonjësit e policisë.

Si ndodhi ngjarja?

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi dje me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.

I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49657 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE