Sulmet në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: 19,500 palestinezë të vrarë që nga nisja bombardimeve!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmet në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: 19,500 palestinezë të vrarë që nga nisja bombardimeve!

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi bëri një përditësim të numrit të palestinezëve të vrarë në Gaza që nga nisja e sulmeve më 7 tetor.

Sipas tyre rreth 19,500 janë vrarë si pasojë e bombardimeve që ka kryer IDF-ja.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe një numër i lartë, ku deri më tani regjistrohen të paktën 52,286.

Shifrat janë të paverifikuara nga pala tjetër. Izraeli ka kundërshtuar pretendimet duke thënë se Hamasi po përdor ndikimin e tij mbi ministrinë për të rritur shifrat.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, deklaroi se shumë civilë kanë humbur jetën në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

“Askush nuk dëshiron ta shohë këtë konflikt të zgjasë një ditë më shumë”, tha Sunak, raporton BBC.

Duke folur për gazetarët në Skoci, ai përsëriti se ndërsa Izraeli e ka të drejtën për t’u mbrojtur pas sulmeve të 7 tetorit, duhet ta bëjë këtë “në përputhje me të drejtën humanitare”.

Javën e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rriti thirrjet e saj për armëpushim në Gaza. Sunak deklaroi qeveria ka qenë “konsistente” në thirrjen për një armëpushim të tillë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE