Arben Kraja kërkon arrestimin e Sali Berishës: Vendimi është firmosur nga dy prokurorë!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arben Kraja kërkon arrestimin e Sali Berishës: Vendimi është firmosur nga dy prokurorë!

Prokurori i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës, Ai ka deklaruara para Këshillit të Mandateve se vendimi është firmosur nga dy prokurorë.

“Kundër një deputeti duhet të cakohet masa e arrestit me burg ose në shtëpi. Prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi”, tha Kraja.

Kraja parashtroi relacionin në mbështetje të kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë.

Arben Kraja: Parashtrojmë relacionin në mbështetje të kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës për arrestimin, heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë, të deputetit Sali Berisha.

SPAK ka regjistruar procedimin penal për veprën penale pastrimi produkteve të veprës penale. Më 2 Tetor 2023, në kuadër të këtij hetimi është vendosur ndër të tjera, regjistrimi i emrit të personin në hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer veprën penale, korrupsioni pasiv.

Kjo dizpozitë parashikon se kërkimi ose marrja e drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ose pranimi i një oferte dënohet me burgim nga 4 deri në 12 vjet.

Sali Berisha në cilësinë si kryeministër i Shqipërisë ka kryer veprime aktive, miratim ligjesh me qëllim përshtatjen e tyre, me qëllim kthimin dhe   shfrytëzimin e territoreve ku janë kthyer territore si ish-klubi Partizani.

Nga hetimet e kryera deri tani ekziston dyshimi se nga ana e personit Sali Berisha është konsumuar vepra penale e korrupsionit pasiv, në bashkëpunim.

Vlerësojmë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për përcaktimin e masës së Sigurimit. Këto masa janë konfirmuar tashmë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Ne kërkojmë dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë, dhënien e autorizimit për arrestimin, heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Kërkojmë zëvendësimin e masës në arrest me burg, arrest në shtëpi. Kërkesa është firmosur nga prokurorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE