Ju njohim me Eve Gilles, Miss-i i parë francez me flokë të shkurtra në historinë 103-vjeçare të konkursit të bukurisë!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me Eve Gilles, Miss-i i parë francez me flokë të shkurtra në historinë 103-vjeçare të konkursit të bukurisë!

Për herë të parë në histori, një vajzë me flokë të shkurtra dhe pa format e zakonshme që jemi mësuar të shohim në konkurse bukurie, ka fituar titullin “Miss Franca” dhe menjëherë kanë shpërthyer polemikat. 20-vjeçarja Eve Gilles u kurorëzua përpara 7,5 milionë spektatorëve të cilët ishin skeptik sa i përket pamjes së saj.

“Kemi parë Miss-e me flokë të gjatë, por unë zgjodha një pamje androgjinore me flokë të shkurtër. Askush nuk duhet të na thotë se si duhet të dukemi. Gratë janë të ndryshme dhe të gjitha jemi të veçanta”,-tha Gilles pasi mori çmimin.

Fituesja e Miss France zgjidhet me votat e publikut dhe të jurisë. Gilles doli e treta nga votat e publikut, ndërsa votat e jurisë e katapultuan në vendin e parë. Eve Gilles është Miss-i i parë francez me flokë të shkurtra në historinë 103-vjeçare të konkursit të bukurisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE