Pr/ligji për markat false, bizneseve që shesin imitime do u sekuestrohet malli!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pr/ligji për markat false, bizneseve që shesin imitime do u sekuestrohet malli!

Drafti ligjor që parashikon sekuestrimin e mallit, gjoba apo dënime me burg për tregtimin e mallrave të kopjuara apo imitime të markave prestigjoze, shihet me optimizëm nga profesionistët e fushës.

Një nga synimet e draftit të hedhur për konsultim publik, është përmbushja e kapitullit për pronësinë industriale, kriter i përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian. Ekspertja e Pronësisë Intelektuale Albana Laknori, thotë se të gjithë aktorët preken nga ky projektligj.

“Prekemi, por për mirë jo për keq. Projektligji për markat jep ide shumë të mira, jep masa kufizuese, krijon mundësinë që ne t’i largohemi sa më shumë mallrave false dhe t’i afrohemi sa më shumë origjinales”.- tha Laknori.

Për identifikimin e një malli origjinal mjafton që vetë konsumatori të kontrollojë produktin.

“Markat e mirënjohura kanë marrë masa për ta mbrojtur markën e tyre. Me pulla apo kode sigurie që gjenden në internet. Në Shqipëri, kush do të tregtojë marka të njohura të afishojë kontratë-licensën dhe konsumatorët e shohin që janë duke blerë produkte realë”- u shpreh ekspertja.

Laknori thotë se sigurimi i një kontratë-license nga tregtarët shqiptarë për shitjen e markave të mirënjohura, nuk ka kosto shtesë.

“Markat e mirënjohura gjithnjë japin kontrata licence vullnetare dhe jo vullnetare, më shumë vullnetare me periudhë kohe të caktuar. Por tregtari është gjithmonë i kontrolluar nga pronari i markës. Të shohin si e shet, çmimin që e shet, kushtet, pra je gjithnjë i monitoruar”- shtoi ajo.

Pas miratimit të projektligjit ekspertët janë të bindur se niveli i abuzimit me markat do të ulet pasi kontrolli do të jetë i lartë nga institucionet përkatëse. –SH.c–

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE