Mbi 100 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Gaza!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 100 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Gaza!

110 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit në Gaza. Bilancin e viktimave e dha Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, grupi radikal palestinez, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Ata ndërruan jetë nga sulmet izraelite në veri të territorit.

Përmes një deklarate të shkurtër, ky dikaster theksoi se 50 persona janë vrarë “nga sulmet e pushtuesit kundër shtëpive në Xhabalia”, duke bërë që numri i viktimave në këtë zonë që nga dita e diel të arrijë në 110.

Por, këto pretendime të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Të premten, më 15 dhjetor, Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaroi se rreth 19 mijë persona janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse në Gaza në fillim të tetorit.

Lufta u nxit pasi grupi radikal, Hamas, kreu sulme të befasishme në jug të Izraelit më 7 tetor. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 1 mijë e 200 persona, shumica civilë, si dhe u morën peng 240 burra, gra e fëmijë. Liderët izraelitë po përballen me thirrje ndërkombëtare për arritjen e një armëpushimi të ri me Hamasin, me qëllim që të lirohen më shumë pengje.

Izraeli ka thënë se ofensiva e tij në Gaza, që ka çuar në shkatërrim të madh si pasojë e luftës do të vazhdojë derisa të largohet nga pushteti Hamasi, të shkatërrohen aftësitë ushtarake të këtij grupi radikal e të shpëtohen të gjitha pengjet.

Teksa Izraeli vijon të çojë përpara ofensivën në Rripin e Gazës, ndonëse vrasja e tre pengjeve izraelite që nuk mbanin bluza, por treguan flamuj të bardhë, po shton pikëpyetjet. Ushtria tha se i ngatërroi me terroristë.  Për të katërtën ditë radhazi, Gaza vazhdon pa akses në linjat e komunikimit.

Izraeli mund të përballet me presion në rritje për të ulur shkallën e operacioneve luftarake kur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin të vizitojë vendin këtë fillimjavë. Sulmet ajrore dhe tokësore kanë rrafshuar një pjesë të madhe të veriut të Gazës duke shtyrë popullatën drejt jugut.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50246 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE