Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Sot nuk mund të pranoja një poshtërim të tillë të parlamentit!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Sot nuk mund të pranoja një poshtërim të tillë të parlamentit!

Para mbledhjes së Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK-ut për një tjetër masë sigurie, Sali Berisha doli në një konferencë për mediat duke deklaruar:

Unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare. Me qëllim, për t’i dhënë një zgjidhje ligjore që është e pamundur në këtë narkorepublikë.

Grupi parlamentar iu adresua Gjykatës Kushtetuese jo për Sali Berishën, por iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit. Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimin e tij. Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’i treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë.

Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, “Arrestin me burg” ose “Arrest shtëpie”.

Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie. Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare.

Sot ne nisim betejën në rrugë. Sot do jemi luftëtarët e parë në rrugë. Edhe në vitin 1997 e nisëm me 30 veta, por i fituam zgjedhjet. Çdo shqiptar duhet të ndalet në një moment, të shtrojë pyetjen: beson ai apo jo se vota e lirë është jetike, që qytetarët të gëzojnë liritë dhe të drejtat që shteti ligjor të funksionojë?

Çdo qytetar që i beson votës duhet të shtrojë pyetjen: a ka votë të lirë me Edi Ramën?

Çdo qytetar duhet t’i thërrasë vetes, në rast se nuk do të pajtohet me një diktaturë, të ngrihemi!

Sot do të jemi një grup fare modest, por do jemi luftëtarët e parë në rrugë, luftëtarë lirie. Ju rikujtoj shqiptarëve se në vitin 1997, kur armiqtë e egër që erdhën me rebelim komunist në pushtet, menduan se na shfarosën, filluam betejën me 30 vetë në oborrin e selisë sonë dhe i mundëm ata në zgjedhjet parlamentare, të cilat i vodhën. Po kësaj here, jetën e japim, votën nuk e japim.

Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar të mendojë për veten, për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e këtij vendi. Ne jemi në betejë pa kthim!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48689 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE