Rama publikon bilancin e turistëve: Italianët ishin surpriza e vitit!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama publikon bilancin e turistëve: Italianët ishin surpriza e vitit!

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar bilancin e turistëve, të cilët kanë vizituar Shqipërinë, duke e cilësuar si më pozitivin e shënuar.

Kreu i qeverisë ka theksuar se deri në nëntor të vitit 2023, numërojmë 9,54 milionë vizitorë të huaj dhe në dhjetor vazhdojë sërish të tjerë.

Sipas Ramës, përveç vizitorëve besnikë nga Kosova, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë dhe shtete të tjera si Mali i Zi, Spanja dhe Gjermania.

“Bilanci më pozitiv i shënuar ndonjëherë sa i përket numrit të turistëve, ku deri në nëntor të vitit 2023, numërojmë 9,54 milionë vizitorë të huaj, ndërsa dhjetori vazhdon të sjellë ende flukse mysafirësh nga të gjitha vendet e botës, që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër.

Përveç vizitorëve besnikë nga Kosova që zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë, Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania me rritje rekord, e po ashtu Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë që vijnë nga Turqia, Kina, e vendet nordike”, ka shkruar kryeministri.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE