Sondazhi i TAR/Dhuna në familjet shqiptare, a mendoni se rastet janë të paraportuara?

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Dhuna në familjet shqiptare, a mendoni se rastet janë të paraportuara?

Vrasja e Liridonës ishte ngjarja e rëndë që tronditi vendin pak ditë më parë. Rasti është referuar në prokurori si “vrasje e rëndë”, ndërsa deri më tani janë arrestuar katër persona, mes tyre bashkëshorti i viktimës, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, ndërsa sikurse shkruan gazeta Express, 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen, ndërsa edhe ky i fundit raportohet ta ketë pranuar fajësinë.

Pas arrestimit të tyre, Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, ku u tha se ata janë arrestuar në Gjakovë dhe se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Nisur nga kjo ngjarje e tmerrshme kemi bërë një sondazh lidhur me dhunën në familjet shqiptare.

Dhuna në familjet shqiptare, a mendoni se rastet janë të paraportuara?

94% po

6% jo

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE