Serwer: Radojçiç të gjykohet në Kosovë, SHBA-ja të jetë më e ashpër me Serbinë!!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Serwer: Radojçiç të gjykohet në Kosovë, SHBA-ja të jetë më e ashpër me Serbinë!!

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Amerikan Johns Hopkins dhe një njohës mjaft i mirë i zhvillimeve në Ballkan, komentoi fitoren bindëse në zgjedhje të partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke e nisur me gjykimin se ky i fundit ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon shumë.

Fushata, tha Serwer, u zhvillua në kushtet e kontrollit të fortë mediatik nga autoritetet dhe shfrytëzimit të burimeve shtetërore. “Vuçiç ka arritur të pushtojë edhe hapësirën pro-ruse edhe atë pro-europiane, edhe pse është shumë më afër drejtimit të p;ro Moskës sesa atij pro-Brukselit”, tha analisti. Serwer përcolli po kështu bindjen e tij se SHBA-ja nuk po tregohet mjaftueshëm e rreptë me Beogradin.

“Ata duhet të jenë shumë më të ashpër ndaj Serbisë, edhe kur është fjala për ngjarjet e 24 shtatorit. Duhet t`ia bëjnë të qartë Vuçiçit se nëse kërkon që ta mbajë Milan Radojçicin jetë përgjegjës për ato ngjarje, atëherë duhet t`ia dorëzojë atë Kosovës për ta gjykuar. Deri tani, nuk kanë qenë sa duhet të ashpër dhe nuk shoh ndonjë shenjë nga ana e tij se do të ndryshojë mendje. Thjesht, po vazhdon të shtiret”, nënvizoi Serwer për REL.

Argumenti i tij ishte se krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës, dhe sipas marrëveshjes së 2013-tës nga e cila Serbia evidenton vetëm pjesën e lidhur me Asociacionin, Radoiçic duhet të gjykohet nga autoritetet kompetente në Kosovë, pasi sistemi gjyqësor i autoriteteve në Prishtinë vlen në tërë territorin e Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE