SHORTI CHAMPIONS/ Interi gjen Atletikon, Bajerni “peshkon” Lacion e Hysajt!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHORTI CHAMPIONS/ Interi gjen Atletikon, Bajerni “peshkon” Lacion e Hysajt!

Faza e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve ka zbuluar çiftet e saj, me shortin që u hodh në Nion të Zvicrës.

Sfida tejet interesante të cilat janë rezervuar nga goglat e përzgjedhura nga legjenda e Anglisë dhe Çelsit, Xhon Terri.

Kampionët në fuqi të Mançester Sitit do të ndeshen me Kopenhagenin, ndërsa Bajerni i Mynihut ka “peshkuar” lacion e Elseid Hysajt.

Një duel tepër i fortë për Interin, me të besuarit e Inzagit që do të kenë përballë Atletikon e Madridit, ndërsa sa i përket Realit, “los blancos” kanë gjetur Lajpcig.

Një duel interesant është dhe ai mes Napolit dhe Barcelonës, ndërsa sfidat e tjera janë: Porto-Arsenal, PSG-Real Sociedad dhe PSV-Borusia Dortmund.

Raundi i 1/8-ave do të luhet në datat 13/14/20/21 shkurt dhe 5/6/12/13 mars.

SHORTI:

LAJPCIG – REAL MADRID

KOPENHAGEN – MAN. SITI

LACIO – BAJERN MYNIH

PSV – BORUSIA DORTMUND

INTER – ATLETIKO MADRID

PSG – REAL SOCIEDAD

NAPOLI – BARCELONA

PORTO – ARSENAL

Ora 12:11 – Starton shorti.

Ora 12:10 – Shpjegimi i shortit dhe fazës së 1/8-ave.

Ora 12:05 – Xhon Terri do të hedhë goglat.

Ora 12:00 – Starton eventi.

Round of 16 ties ✅#UCLdraw pic.twitter.com/N3xvSSNw1w

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 18, 2023

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49535 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE