Tre viktima në dy aksidente te Shkalla e Tujanit dhe te Rruga e Elbasanit në Tiranë!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre viktima në dy aksidente te Shkalla e Tujanit dhe te Rruga e Elbasanit në Tiranë!

Aksidentet rrugore përgjakin rrugët shqiptare, tre persona humbën jetën mëngjesin e sotëm. Dy prej tyre udhëtonin në një makinë që ra nga lartësia e përfundoi në humnerë në Rrugën e Arbrit, në afërsi të Shkallës së Tujanit. Rrëzimi pasoi përplasjen me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit u lëndua dhe u dërgua në spital.

Njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe dy shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K.R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e dy shtetasve që kanë humbur jetën.

Më herët në mëngjes, një grua humbi jetën në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në Rrugën e Elbasanit, ku një automjet përplasi një 54-vjeçare, e cila për fat të keq ndërroi jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49614 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE