Pjesë e “Dancing With The Stars 3”?! Ja ku do ta shohim së shpejti Nevina Shtyllën…

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pjesë e “Dancing With The Stars 3”?! Ja ku do ta shohim së shpejti Nevina Shtyllën…

I ftuar sot në “Pardon My French”, nën moderimin e Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani, Ervin Kurti komentoi gjithçka rreth rikthimit të tij në televizion, pas një pauze të shkurtër. “Muzikë kur dëgjoj” titullohet rubrika ku shumë shpejt do ta shohim bashkë me Nevina Shtyllën, rubrikën më të re në programin televiziv “E Diell”. Si e pret Ervini bashkëpunimin me Nevinën?

Nevina të jep shumë dorë. Jo vetëm që prezanton, por ajo të jep edhe ide. Është një bahskëpunëtore shumë e mirë, komode, një imazh që e duan shumë… Nevina toleron shumë, por kur nxefet… (qesh)

Në një lidhje telefonike, Nevina Shtylla tregoi më tepër për këtë projekt të ri.

Është hera e parë që kemi një projekt të mirëfilltë ne të dy. Sa i përket rubrikës, emocioni është kryefjala, sebepi është muzika.

Por a do jetë Nevina pjesë e “Dancing With The Stars 3”?!

Nuk ka ardhur akoma ftesë për “DWTS”. Por si projekt e kam thënë gjithmonë që më pëlqen. Do e pranoja, patjetër pse jo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48911 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE