A duhet të keni frikë nga të sëmurët mendorë që enden rrugëve?!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A duhet të keni frikë nga të sëmurët mendorë që enden rrugëve?!

Një në çdo katër familje ka të paktën një anëtar me çrregullime mendore. Sipas të dhënave të Raportit Botëror të Shëndetit, çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin mbi 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetës së tyre. Ato prekin njerëzit e të gjitha vendeve dhe shoqërive, individët e të gjitha moshave, gratë dhe burrat, të pasurit dhe të varfrit, nga zonat qytetare apo fshatare. Problemi qëndron te fakti nëse këta persona janë vërtetë të rrezikshëm për shoqërinë duke qenë jashtë institucioneve. Nuk ka të dhëna konkrete për një lidhje të drejtpërdrejtë mes problemeve mendore dhe kriminalitetit.

Një i sëmurë mendor jo domosdoshmërisht është një kriminel. Sipas një studimi të ‘American Psychiatric Association’ shumica e njerëzve të dhunshëm nuk vuajnë nga sëmundje mendore. Po ashtu ka studime të cilat nuk shohin lidhje të drejtëpërdrejtë midis kriminalitetit dhe sëmundjes mendore. Nuk ekzistojnë të dhëna se një i sëmurë mendor vret njerëz më shumë se një i alkolizuar.

Rreziku varet edhe nga shumë faktorë të tjerë siç është abuzimi me substancat apo papunësia.  Kur dëgjojmë lajme se një i sëmurë mendor ka kryer një krim, këto lajme kanë tendencën që të nguliten në mendjet e njerëzve, por pjesa më e madhe e personave që kanë këto probleme nuk janë të dhunshëm. Janë të shumtë ata që shfaqin qëndrime negative ndaj personave me këto çrregullime, duke i etiketuar, paragjykuar dhe diskriminuar.

Trajtimi i duhur i tyre në shoqëri mund të zvogëlojë agresivitetin e shfaqur nga ata në situata të caktuara. Nuk është i mjaftueshëm trajtimi me ilaçe për të përmirësuar gjendjen e tyre. E vetmja mënyrë e sigurt për të arritur shërbime më të mira të shëndetit mendor është një këndvështrim më i ri dhe bashkëkohor i shërbimeve në këtë fushë. Ndërkaq, një në pesë persona do të përjetojë një episod të madh depresiv në një moment të jetës së tyre. Shkaqet mund të jenë të shumta dhe të ndryshme për çdo person, ashtu si trajtimi i depresionit mund të jetë i ndryshëm për çdo person. Studiuesit në Universitetin e Wisconsin në Madison kanë identifikuar se në shumë raste, inflamacioni kronik në trup mund të lidhet drejtpërdrejt me depresionin.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49961 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE