Dy viktima polake në kufirin me Ukrainën, Moska: Përpjekje për të provokuar përplasje!

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy viktima polake në kufirin me Ukrainën, Moska: Përpjekje për të provokuar përplasje!

Pas raketave të rusëve kundër Ukrainës, u regjistrua një shpërthim në Poloni, me pasojë dy viktima. Varshava vendosi të rrisë gatishmërinë luftarake, sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e hapësirës ajrore të Polonisë, në bashkëpunim me vendet aleate. Në një konferencë shtypi, kryeministri Mateusz Morawiecki bëri të ditur vendimin për të thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Varshavë.

Polonia po bashkëpunon me ekspertët ndërkombëtarë për identifikimin e shkaqeve të asaj që ndodhi në fshatin pranë kufirit me Ukrainën.

Një ditë më parë, dy persona humbën jetën nga shpërthimi në fshatin polak Przewodow, pranë kufirit me Ukrainën, vetëm 6 km larg tij. Në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, njësitë e specializuara polake po hetojnë lidhur me njoftimet e pakonfirmuara se shpërthimi u shkaktua nga raketa ruse që kanë devijuar objektivat.

Gjithçka ndodhi ndërsa Rusia goditi me raketa qytete të shumta në mbarë Ukrainën. Kievi tha se “kjo ishte vala më e ashpër e sulmeve që nga fillimi i agresionit”, më 24 shkurt 2022. Disa nga raketat goditën qytetin Lviv, më pak se 80 kilometra larg kufirit me Poloninë. Një zyrtar i NATO-s deklaroi se “Aleanca po shqyrton njoftimet e po konsultohet nga afër me Poloninë”.

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi një zyrtar të lartë të zbulimit amerikan sipas të cilit, “shpërthimi në fshatin lindor polak Przewodow u shkaktua nga raketat ruse që ranë në Poloni”. Ndërkohë, Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit theksuan se nuk mund të konfirmonin nëse raketat ruse ranë në territorin polak. Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder:

Kemi dijeni mbi njoftimet e shtypit që pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një zonë brenda Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën. Për momentin nuk kemi asnjë informacion e po e shqyrtojmë situatën edhe më tej.

Moska zyrtare i mohoi raportimet se raketat ruse ranë në Poloni. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i cilësoi “provokim i qëllimshëm, që synon përshkallëzimin e situatës”.

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki thirri një takim urgjent të komitetit qeveritar për çështjet e sigurisë kombëtare e mbrojtjes.

Pa ofruar prova, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se raketat ruse goditën Poloninë. Zyrtarë të lartë nga Gjermania, Norvegjia, Lituania dhe Estonia, vende anëtare të NATO-s, deklaruan se po përpiqeshin të mblidhnin më shumë informacione në bashkëpunim me Poloninë e aleatët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48622 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE