BE-ja nis një hetim ndaj platformës X të miliarderit Elon Musk!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE-ja nis një hetim ndaj platformës X të miliarderit Elon Musk!

Platforma X mund të ketë thyer rregullat e ashpra të Ligjit për Shërbime Digjitale të Bashkimit Evropian. Sipas Komisionit Evropian, shqetësimi kryesor i hetimit është përhapja e përmbajtjes së paligjshme ku shfaqen sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Krahas platformës X, listës së platformave që kishin thyer këto rregulla iu bashkëngjitën edhe 16 të tjera, si Facebook, Instagram, TikTok, Snapchat, Lindekln, Amazon, Google Search dhe App Store.

“Ne e marrim shumë seriozisht shkeljen e rregullave tona. Provat që kemi aktualisht janë të mjaftueshme për të nisur zyrtarisht procedurat kundër X”,-tha Margrethe Vestager, zëvendëspresidente ekzekutive e BE-së. Përgjigja e kompanisë ndaj këtyre akuzave ishte se, kishin zhdukur qindra llogari që lidhen me Hamasin, dhe dhjetëra mijëra përmbajtje të tilla. Pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ka pasur raportime për përhapjen e dezinformatave në X, duke përfshirë video dhe imazhe të shpërndara nga një rrjet propagandistik.

Menjëherë pas njoftimit të Komisionit Evropian, X postoi një deklaratë në llogarinë zyrtare të tij, duke bërë thirrje që procesi të ndjekë procedurat ligjore dhe të jetë i lirë nga ndikimi politik. “X është fokusuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë përdoruesit e platformës, duke mbrojtur lirinë e shprehjes”,-thuhej në deklaratë.

Shumë i drejtpërdrejtë, Elon Musk nuk u kursye aspak kur reklamuesve që u larguan nga platforma X e që më herët njihej si Twitter, për shkak të përmbajtjes antisemitike, iu drejtua me fjalët: “Go fuck yourself!” Deklaratën e bëri gjatë një interviste të dhënë në samitin e New York Times, DealBook. Musk përsëriti se i vjen keq që publikoi postimin e 15 nëntorit në X, ku shprehej se “pajtohej me postimet kundër hebrenjve”. Që atëherë, manjati është përballur me kritika të shumta, pasi ra dakord me një përdorues të X-it, i cili në mënyrë të rreme pretendoi se hebrenjtë po nxisnin urrejtje ndaj njerëzve të bardhë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE