Jeni në sezonin e duhur për të provuar një ‘peeling kimik’ për fytyrën!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jeni në sezonin e duhur për të provuar një ‘peeling kimik’ për fytyrën!

Stina e dimrit është idealja për të bërë një piling kimik. Sipas dermatologes Michelle Henry, gjatë muajve më të ftohtë, rreziku i ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV pas një ‘peeling’ është shumë më i ulët. Një trajtim kozmetik i avancuar, si peeling kimik përfshin përdorimin e produkteve që përmbajnë sasi të përqendruara të acideve eksfoliuese dhe përbërësve aktivë që lejojnë lëkurën të heqë shtresat e sipërme, duke eliminuar kështu njollat dhe duke nxitur prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Kjo lloj formule e bën lëkurën jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ekspozimit të diellit dhe nxehtësisë, për pasojë lëkura mund të dëmtohet më lehtë.

Kjo procedurë është një zgjidhje efektive për të pasur lëkurë më të lëmuar, si edhe dhe për të luftuar çdo defekt të lëkurës.

Acidet e përdorura në trajtimet estetike gjenden edhe në produkte të ndryshme për kujdesin e lëkurës që mund të përdoren në shtëpi, gjatë rutinës së mbrëmjes. I konsideruar si hapi i tretë i rutinës koreane, eksfolimi me produkte kimike zakonisht përfshin përdorimin e tre përbërësve; acidin salicilik, acidi glikolik dhe acidi glukuronik. Përdorimi i këtyre produkteve, një ose dy herë në javë, është ideal për ata që kërkojnë rigjenerim të shpejtë të qelizave sipërfaqësore të lëkurës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE