Nga Dako, Koka deri te Gjici e Beleri! Zhvendosen nga Durrësi të gjithë të burgosurit VIP!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga Dako, Koka deri te Gjici e Beleri! Zhvendosen nga Durrësi të gjithë të burgosurit VIP!

Zhvendosen nga Durrësi drejt Fierit të gjithë të burgosurit “VIP”.

Të zhvendosurit janë Vangjush Dako; Lefter Koka; Alqi Bllako; Oltion Bistri; Safet Gjici; Lefter Alla; Dedan Gjoni; Fran Tuci; Xhevahir Lita; Fredi Beleri.

Sipas burimeve jo zyrtare të Anila Hoxhës, lëvizjet e të paraburgosurve janë kryer befasisht pas ngjarjeve në Peqin dhe informacioneve se të burgosurit në burgun e Durrësit po trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar.

Në sektorin “Vip”, mbaheshin ish-zyrtarë, ish-prokurorë e ish-ministra në gjykim apo nën hetim për korrupsion, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

Krimi brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin zbuloi një skandal përsa i përket masave të marra në këtë institucion kritik.

Hetimet zbuluan se një pjesë e kamerave të burgut janë jashtë funksionit si edhe skaneri për disa kohë nuk ka finksionuar.

Sipas rregullores në Burgje nëse një pajisje sigurie prishet ajo duhet të riparohet brenda 24 orësh, nëse kjo nuk është e mundur atëherë pajisja duhet të ndërrohet ç’ka në burgun e Peqinit nuk ka ndodhur dhe i mundësoi Sokol Mjaçajt që të fuste pistoletën në murg dhe të kryente krimin.

Për shkak të rëndësisë që ka siguria në institucionet e vuajtjes së dënimit shteti ka akorduar një tender me vlerë mbi 568 milionë lekë. Kontrata u lidh me kompanitë, “AlbaScan”, “REAL COM”, “Advanced Business Solution – ABS”dhe CSP dhe kohëzgjatja ishte për 24 muaj.

Një raport mirmbajtje për këto pajisje është kryer edhe më 2 tetor të këtij viti, por sipas dëshmisë së drejtorit të burgut të Peqinit 20 ditë më vonë skaneri ka pasur sërish probleme.

Në silësinë e provës materiale janë sekuestruar të gjitha serverat e kamerave të brendshme dhe të jashtme të burgut si edhe librat e shërbimeve të punonjësve për të kuptuar a janë raportuar në kohë defektet si edhe a kanë mbajtur përgjegjësi kompanitë sipas kontratës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE