Të enjten në Kuvend apo protestë? Bardhi: Detyra jonë, të vijojë aksioni brenda sallës!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të enjten në Kuvend apo protestë? Bardhi: Detyra jonë, të vijojë aksioni brenda sallës!

Këshilli i Mandateve i hapi rrugë ditën e djeshme arrestit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ndalur në këtë çështje, deputeti demokrat Gazment Bardhi deklaron se kjo është një praktikë e vendosur për herë të parë, dhe për pasur besueshmëri Prokuroria e Posaçme duhet të ruaj të njëjtin standard.

Mirëpo, a do të marrë Bardhi pjesë në protestën e thirrur të enjten nga Sali Berisha? Për mediet, demokrati la të nënkuptohet se nuk do të jetë në terren, por në Kuvend. Çdo protestë kundër Ramës ka mbështetjen time, tha Bardhi, duke shtuar se detyra jonë është të vijojmë aksionin brenda sallës.

“Që të ketë besueshmëri dhe ne të kemi mundësi t’i qëndrojmë atij standardi vetë Prokuroria mos të ndryshojë standard, dje u tha që është ndryshuar kodi i procedurës. Dua të informojmë opinionin publik se është një gënjeshtër. Kodi është i qartë Kushtetuta është e qartë çdo masë shtrënguese duhet të marrë autorizimin e Kuvendit, që të lëshohet autorizim duhet të ketë kërkesë të autorizuar, sa i takon pjesëmarrjen në këshillin e mandateve, asnjë çështje nuk e devijon opozitën, nuk do të jetë normalitet në punën e Kuvendit. Çdo deputet jo vetëm do duhet të bashkëpunojë por duhet të jemi bashkë kundër regjimit të Edi Ramës. Çdo protestë kundër Ramës ka mbështetjen time. Ju e dini që ne kemi një aksion brenda tre muajsh brenda sallës, detyra është të vijojë aksionin brenda sallës, se sa do të zgjasë protesta do të keni mundësi t’i shikoni të enjten”- tha Bardhi në përfundim të takimit me Berishën dhe deputetë të Rithemelimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE