Goditet në Spanjë grupi kriminal edhe me shqiptarë, trafikoi 3 tonë kokainë!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Goditet në Spanjë grupi kriminal edhe me shqiptarë, trafikoi 3 tonë kokainë!

Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë, italianë, kolumbianë dhe portugezë u godit nga autoritetet në Galicia të Spanjës, gjatë një operacioni të Rojes Civile Spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane. Po ashtu, disa inspektorë portugeze bashkëpunuan në operacionin gjigant që u zhvillua në orët e para të ditës së djeshme në zonën Salnês, një komunë në Galician fqinje, kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Policitë në të dy vendet arrestuan nëntë persona, mes tyre një shtetas portugez i dyshuar se është përgjegjës për një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të kokainës e që përdor Gadishullin Iberik si një portë hyrëse për në Europë.

Sipas informacioneve nga mediat spanjolle, autoritetet filluan hetimet vitin e kaluar, fillimisht me sekuestrimin e tre tonëve kokainë që po transportoheshin në bordin e një anijeje me flamur afrikan, jashtë Ishujve Kanarie. Sasia e madhe ishte e destinuar për Galician e gjithashtu Portugalinë.

Më vonë, në muajin prill të këtij viti, Roja Civile spanjolle sekuestroi në Peniche një skaf dhe 1 mijë e 600 kilogramë kokainë. Në atë kohë, autoritetet nuk mundën të arrestonin asnjë nga personat e përfshirë, por zbuluan trupin e një peshkatari portugez për të cilin dyshuan se ishte viktimë e helikave të skafit, në momentin kur tentoi të arratisej për t’i shpëtuar ndjekjes policore.

Gjatë zhvillimit të hetimeve për këtë rast, dje u zhvillua operacioni në Galicia. Media italiane JN mësoi se disa nga të arrestuarit jenë anëtarë të shquar të klanit të Piturros (galician), Kartelit Ballkanik (mafia e njohur shqiptare), Ndrangheta (mafia kalabreze në Itali) dhe një karteli të njohur kolumbian. I arrestuari portugez nuk ka lidhje të njohura me këto organizata kriminale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE