Kylie Minogue rrëfen me lot në sy betejën e saj me kancerin e gjirit!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kylie Minogue rrëfen me lot në sy betejën e saj me kancerin e gjirit!

Këngëtarja e “Spinning Around” Kylie Minogue dha një intervistë të fundit dhe foli për betejën e saj me kancerin e gjirit, por edhe për traumën që i ka lënë vite pas diagnozës. Duke folur për CBS News, këngëtarja foli për përvojën e saj, duke thënë:

Përvoja e diagnostikimit me kancer do të jetojë tek unë. Ishte e vështirë, por ishte gjithashtu e mahnitshme.

Ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005,ndërsa ishte në mes të turneut të saj botëror. Duke folur në emision, Kylie ka deklaruar se pavarësisht se ia ka dalë ta kapërcejë, frika do të jetë gjithmonë aty për të. Me lot në sy 55-vjeçarja u shpreh se:

Frika do të jetojë gjithmonë tek unë. Kjo betejë ishte gjithashtu e mahnitshme, sepse të bën të njohësh shumë mirë trupin tënd, dashurinë e atyre që të rrethojnë, aftësitë e tua. Të gjitha këto gjëra. Unë këndoj për të përpunuar gjithçka. Unë shkruaj për të përpunuar gjithçka. Ndonjëherë, mendoj se jetoj për të performuar.

Kylie Minogue breaks down on US television show as she relives her battle with breast cancer which left her 'traumatised' https://t.co/3j1WnIHTim

— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) December 18, 2023

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49523 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE