“Gati për ‘raketën’ e radhës…”, Luiz Ejlli zbulon pamje nga regjia e “BBV3”!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Gati për ‘raketën’ e radhës…”, Luiz Ejlli zbulon pamje nga regjia e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.  Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.  Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por  faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar se kur do të nisë. Edhe pse të gjithë shpresonim se do të ishte fundi i këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024.

Edhe pse aludohet shumë se Luiz Ejlli, i cili dihet se ka qenë fituesi i edicionit të dytë do të jetë pjesë e “BBV3”, por jo si banor këtë herë, por si opinionist ose pjesë e produksionit. Një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga Luizi ama as nuk është mohuar, përkundrazi akoma dhe më shumë ka arritur ti nxisë thashethemet me postime nga ambjentet e shtëpisë që po rregullohet dhe së fundmi vetëm pak më parë ka postuar një video nga regjia e “BBV” dhe është shprehur se janë gati për të filluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Përgatitjet për Big Brother Vip 3 kanë nisur, ndërsa publiku që ende nuk ka harruar fituesin e BBV2, pyet nëse Luiz Ejlli do të jetë pjesë e spektaklit. Këngëtari është pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, nëse do të jetë pjesë dhe çfarë roli do të ketë, megjithatë, Luizi zgjodhi ta mbajë enigmë duke thënë, ‘duhet të prisni’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE