Superiore/ Java e 18-të në tri ditë, spikatin derbi i Veriut dhe Egnatia-Tirana!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Superiore/ Java e 18-të në tri ditë, spikatin derbi i Veriut dhe Egnatia-Tirana!

Kampionati “Abissnet Superiore” do të ulë siparin për këtë vit me javën e fundit të fazës së dytë, që do të shtrihet në datat 22, 23 dhe 24 dhjetor.

Të premten (17:00) do të zhvillohen dy sfidat e parë të javës së 18-të. Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta përballet me Dinamo City, ndërsa në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Skënderbeun.

Të shtunën e 23 dhjetorit është programuar derbi i veriut, Laçi-Kukësi. Sfidë që fillon në orën 13:30. Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave do të zhvillohen të dielën (24 dhjetor).

Në stadiumin “Arena Egnatia”, kryesuesit e Abissnet Superiores, Egnatia, sfidon Tiranën. Java e 18-të do të mbyllet me takimin Partizani-Erzeni që do të luhet në “Arenën e Demave” (17:00).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE