Top Albania Radio ju njeh me 50 këngët shqiptare më të mira të vitit 2023!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Top Albania Radio ju njeh me 50 këngët shqiptare më të mira të vitit 2023!

Programi maratonë ditën e fundit të vitit, rikthehet sërish në Top Albania Radio. Ashtu siç është traditë tanimë, do të njihemi me këngët më të mira të vitit 2023. Dhe ndoshta ajo që ka më shumë rëndësi për ne dhe duke i pasur më afër, janë këngët shqiptare. Ndërsa viti po mbyllet, Top Albania Radio me krenari prezanton pranë jush koleksionin  të këngëve  që kanë përcaktuar skenën shqiptare të muzikës në vitin 2023.

Ne krye të kësaj liste qëndron ”Me ty” nga Luiz Ejlli, e kush tjetër? Fenomeni dhe fituesi i ”Big Brother VIP 2” që theu rekorde në të gjitha platformat. Ishte pikërisht kënga që Luizi i dedikoi Kiarës teksa ishte brenda mureve të shtëpisë më të famshme në vend, që emocionoi jo vetëm Kiarën por shumë shqiptarë në shtëpitë e tyre. Nërkohë një tjetër këngë që u këndua gjatë spektaklit të “BBVIP” por jashtë mureve të shtëpisë, ishte ”Si na” nga Elvana Gjata.

Një këngë mjaft emocionuse sjellur nga artistja e cila ndoshta pati një ndër vitet më të rëndësishme të karrierës së saj, me momentin kulminant i cili ishte koncerit i saj në stadiumin ”Air Albania” që mblodhi mijëra të pranishëm për të ndjekur artisten teksa performonte live hitet e saj më të mira. E kur flasim për hite sigurisht që nuk mund të mungojë Yll Limani. ”Për kon je zbukuru” renditet në vendin e pestë të kësaj liste, ku në dy muaj klipi i kësaj kënge numëron plot 6 milion klikime në YouTube. Do të njiheni me 50 këngët shqiptare më të mira të këtij viti që po lëmë pas dalëngadalë, ato që na shoqëruan në çdo hap, dimër e verë, të trishtuar apo të lumtur… Shijojini!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE