U deklarua për një armëpushim të mundshëm, reagon ashpër Netanyahu: Lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të eliminohet!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U deklarua për një armëpushim të mundshëm, reagon ashpër Netanyahu: Lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të eliminohet!

“Lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të eliminohet, deri në fitore. Kushdo që mendon se ne do të ndalemi nuk është i lidhur me realitetin”, kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu , duke përjashtuar kështu një armëpushim.

“Ne nuk do të ndalemi së luftuari deri sa të eliminojmë Hamasin. Ne po sulmojmë Hamasin kudo që ata ndodhet madje edhe sot. Ne gjithashtu sulmojmë aleatët e tyre nga afër dhe larg. Të gjithë terroristët e Hamasit, nga i pari tek i fundit, kanë vdekur. Ata kanë vetëm dy mundësi: të dorëzohen ose të vdesin”, tha Netanyahu në një video të postuar në X (ish-Twitter).

Operacionet tokësore të Izraelit do të “zgjerohen në zona të tjera” të Gazës. Kështu u shpreh ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Sipas The Times of Israel , Gallant tha se Khan Younis në Gazën jugore ishte “bërë kryeqyteti i ri i terrorit”.

Nga ana tjetër një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë senuk do të lirojë pengjet izraelite vetëm që lufta të rifillojë menjëherë më pas.

“Vizioni ynë është shumë i qartë – ne duam të ndalojmë agresionin izraelit në Gaza”, tha Ghazi Hamad.

Hamad është pjesë e byrosë politike të Hamasit dhe nuk është i vendosur në Gaza.

“Izraeli do të marrë kartën e pengjeve dhe pas kësaj do të fillojë sërish vrasjet masive dhe masakrave kundër popullit tonë. Ne nuk do ta luajmë këtë lojë”, tha ai.

Hamad deklaroi se Hamasi preferoi të negocionte mbi një “kompromis të madh” në lidhje me të burgosurit palestinezë dhe pengjet izraelitë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50766 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE