Vdekja e dy shqiptarëve në Angli, protestë para Home Office-it!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e dy shqiptarëve në Angli, protestë para Home Office-it!

Komuniteti shqiptar në Angli dhe shoqatat në mbrojtje të emigrantëve protestuan para Ministrisë së Brendshme, Home Office për vetëvrasjen e dy shqiptarëve. Leonard Farruku i dha fund jetës javën e kaluar teksa mbahej në anijen hotel “Bibi Stockholm”, ndërsa Alfred Dosku në qendrën e mbajtjes së azilantëve “Colnbrook House”.

Protestuesit kërkuan hetime të plota duke kërkuar të mësohet më shumë mbi arsyet se përse i dhanë fund jetës në këto dy institucione shtetërore për refugjatët.

Në një reagim të disa ditëve më parë, James Cleverly, sekretar për Çështjet e Brendshme, foli lidhur me rastin e Leonard Farrukut e deklaroi “se ajo vdekje e papritur dhe e trishtë do të hetohet plotësisht”.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raportoi se Rachael Griffin, shefja e Mjekësisë Ligjore në Dorset konfirmoi se seanca a parë “Inquest” për vdekjen e të riut Farruku nga Manza e Durrësit do të mbahet më 21 dhjetor, pra nesër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50219 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE