Celine Dion përfundon në karrige me rrota, këngëtarja nuk e kontrrollon dot më trupin e saj!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Celine Dion përfundon në karrige me rrota, këngëtarja nuk e kontrrollon dot më trupin e saj!

Rreth një muaj më parë, këngëtarja legjendare Celine Dion u shfaq në publik pas një kohe shumë të gjatë mungese. Këngëtarja e cila aktualisht po lufton me sindromën stiff, u shfaq në një lojë hockey në Las Vegas, Nevada. 55-vjeçarja u pa në publik për herë të parë në tre vite e gjysmë. mDion dukej në gjendje të mirë shëndetësore teksa përshëndeste lojtarët dhe fanasat në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes.

Ndërkaq, së fundmi thuhet se gjendja shëndetësore e këngëtares është përkeqësuar përsëri. E motra, Claudette deklaroi për faqen kanadeze “7 Jours” se artistja tashmë lëviz me karrige me rrota dhe nuk e kontrollon dot më trupin e saj:

Po punon fort për t’u kthyer në skenë, por ka humbur kontrollin e muskujve. Kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul.

Sëmundja e rrallë e Dion, ndër të tjera, shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes. Shkenca nuk ka arritur ende të identifikojë shkaqet e sakta, por studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune. Në vit më parë këngëtarja e “My Heart Will Go On” u detyrua të anulojë turneun e saj “Courage World Tour”.

Fatkeqësisht, pavarësisht trajtimit, Claudette zbuloi se nuk kishte përmirësime të rëndësishme në shëndetin e saj dhe Celine aktualisht ende përdor karrigen me rrota për të lëvizur. Shumica e njerëzve që zhvillojnë këtë sëmundje mund të diagnostikohen nga mosha 40-60-vjeç. Aktualisht nuk ka asnjë kurë për SPS-në, e cila mund t’i lërë të sëmurët të paaftë për të ecur apo folur. Në shumicën e rasteve njerëzit me SPS i përgjigjen dozave të larta të diazepamit, i cili shpesh përdoret si ilaç kundër ankthit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE