I keqpërdorën Instagramin kur ishte në “BBVK”, reagon Blero

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I keqpërdorën Instagramin kur ishte në “BBVK”, reagon Blero

Këngëtari Blero Muharremi disa ditë më parë u largua nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’ duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

Blero tha se ka patur një luftë të brendshme emocionale që kishte filluar disa ditë para daljes së tij.

Pas daljes nga shtëpia, Blero reagoi për herë të parë në Instagram, ku teksa u shpreh mirënjohës për këtë eksperiencë, ai falenderoi të gjithë fansat e tij për mbështetjen në rrugëtimin e tij.

Ndërsa ditën e sotme ai ka bërë një reagim në faqen e tij zyrtare të Instagramit ku shprehet:

“Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju informoj që rrjetet e mia sociale, gjatë kohës kur kam qenë në “BBVK” janë keqpërdorur dhe nuk janë mirëmbajtur siç duhet. Tani janë në kontrollin tim dhe gjithçka është në rregull. Faleminderit për mirëkuptimin dhe faleminderit edhe një herë shumë për gjithë këtë suport që bëni. I juaji, Blero”.

Pasi hoqi dorë nga kjo eksperiencë ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë dhe ka publikuar foto me të dashurën e tij. Së fundmi, nga një foto që ka shpërndarë, ai po merret dhe me një projekt muzikor

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE