Mariah Carey i jep fund lidhjes 7-vjeçare me balerinin Bryan Tanaka!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mariah Carey i jep fund lidhjes 7-vjeçare me balerinin Bryan Tanaka!

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka thuhet se i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 7 vitesh së bashku. Krijuesja e hitit të njohur “All I Want For Christmas Is You” nisi turneun e saj muzikor gjatë muajit nëntor, por partneri i saj balerin ka munguar në koncertet e saj duke nxitur spekulime se ata janë ndarë. Mariah po shijon pushimet pa partnerin e saj i cili zakonisht në të kaluarën e shoqëronte në udhëtime. Çifti u pa për herë të fundit së bashku në mars, teksa festonin ditëlindjen e këngëtares.

Rikujtojmë, se Carey është dërguar edhe një herë në gjykatë për këngën e saj të Krishtlindjeve “All I Want For Christmas Is You”. Dy burra pretendojnë se kanë shkruar një këngë me të njëjtin titull dhe për këtë, këngëtarja është hedhur në gjyq. Andy Stone dhe Troy Powers i kërkojnë këngëtares të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim për këngën “All I Want For Christmas Is You”, sepse, sipas tyre, ky është titulli i këngës së tyre të festës së vitit 1989.

Ndërkaq, këngëtarja e njohur ka “paralajmëruar” zyrtarisht fillimin e sezonit të Krishtlindjeve. Ikona e muzikës pop ka postuar një video në Instagram ku shfaqet brenda një blloku të madh akulli, gati për t’u “shkrirë”, pikërisht në kohë për të shënuar dhe nisjen e sezonit festiv të fundvitit. 54-vjeçarja thyen akullin me zërin e saj dhe fillon të këndojë këngën klasike të Krishtlindjes: “All I want for Christmas, is you”.

Shifrat e fitimit të ‘All I Want for Christmas’ janë marramendëse. Videoja ka më shumë se 730 milionë views në YouTube dhe është edhe më e madhja në Spotify me 1.18 miliardë klikime. Për më tepër, bilanci i fitimeve të kësaj kënge të suksesshme të Krishtlindjeve u pasqyrua nga ‘The Economist’. Midis 1994 dhe 2019, një hark kohor prej 25 vitesh, fitoi më shumë se 60 milionë dollarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49565 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE