Kompania ChatGPT shkarkoi nga detyra njeriun që e themeloi vetë atë, arsyeja që fshihet pas këtij vendimi!

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kompania ChatGPT shkarkoi nga detyra njeriun që e themeloi vetë atë, arsyeja që fshihet pas këtij vendimi!

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, është shkarkuar nga detyra pasi ka gënjyer bordin e drejtorëve të kompanisë. Në njoftimin e kompanisë thuhet se ky vendim është rezultat i një debati të gjatë të bordit drejtues, por pika e fundit ka qenë se bordi nuk ka më besim tek ai.

“Shkarkimi i Altman pason një proces shqyrtimi nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ka qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet me bordin, duke shmangur përgjegjësitë e tij. Bordi nuk ka më besim në aftësitë e tij për të vazhduar të udhëheq OpenAI”,-thuhet në njoftim.

Altman u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm në botën e inteligjencës artificiale pasi kompania publikoi ChatGPT në nëntor të vitit 2022. një chatbot gjenerues që ka grumbulluar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se një vit. Shqiptarja Mira Murati, CTO e OpenAI, do të bëhet CEO e përkohshme në vend të tij. Murati ka qenë pjesë e udhëheqjes së kompanisë me bazë në San Francisco për pesë vjet. Greg Brockman do të largohet nga roli si kryetar i bordit, por do të mbajë pozicionin tjetër si president i OpenAI.

Përdorimi i inteligjencës artificiale është bërë shumë më i zakonshëm veçanërisht në vendin e punës. Duke dashur të mësojë më shumë rreth përdorimit të chatbot-it në kompani në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Indusface anketoi 2000 punëtorë në 25 sektorë të ndryshëm. Hulumtimet zbulojnë se ChatGPT përdoret më së shumti në reklama. Rreth 39% e punëtorëve të anketuar në atë sektor e përdorin atë në punën e tyre. 11% e tyre përdorin një chatbot me AI më shumë se një herë në javë, por 5% thonë se nuk do ta përdorin kurrë atë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE