Gjermania nën “kthetrat” e stuhisë “Zoltan”!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermania nën “kthetrat” e stuhisë “Zoltan”!

Një stuhi e quajtur “Zoltan” ka përfshirë Gjermaninë e veriut duke sjellë erëra të forta, shi të dendur dhe deri në tre metra dëborë. Agjencia Detare dhe Hidrografike Gjermane (BSH) parashikoi një stuhi të fortë për bregun gjerman të Detit të Veriut e në Hamburg për sot në mëngjes.

Në zonën e Hamburg Elbës, policia paralajmëroi për një stuhi të fortë në mëngjes. Sipas BSH-së, nivelet e ujit do të rriten në rreth tre metra mbi baticën mesatare. Policia bëri thirrje që zona e prekur të shmanget pasi do të ketë vërshime të ujërave.

Ekspertët nga BSH gjithashtu parashikuan dallgë të forta stuhie për bregun e Frizianës Lindore e po ashtu rajonin Weser.

Baticat e larta atje janë 2,5 metra deri në tre metra mbi nivelin mesatar në mëngjes dhe në mesditë. Operatori hekurudhor gjerman “Deutsche Bahn”, po ashtu po pret kufizime të mëtejshme në transportin e pasagjerëve.

“Zoltan” filloi të godasë pjesë të Gjermanisë veriperëndimore dje në mbrëmje. Hekurudha kombëtare “Deutsche Bahn” anuloi trena të shumtë pasi erërat rrëzuan pemët. Një zëdhënës i hekurudhave u shpreh:

Në disa raste, dëmi mund të vlerësohet përfundimisht vetëm në dritën e ditës.

E njëjta stuhi u ndje edhe në vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe e Danimarkën edhe pse nuk raportohen dëme të mëdha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE