Klubi Partizani, Berisha: Toka nuk ishte shpronësuar nga italianët, por rekuizuar!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Klubi Partizani, Berisha: Toka nuk ishte shpronësuar nga italianët, por rekuizuar!

Një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi për t’i hequr imunitetin, siç kërkoi SPAK-u, sot Sali Berisha ka dalë në një konferencë shtypi, për të denoncuar atë që ish-kryeministri e konsideron “keqpërdorim të SPAK-ut nga Edi Rama, për hakmarrjet e veta politike”. I akuzuar për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të klubit Partizani, Berisha u shpreh:

Siç jeni në dijeni, nga tetori gjer dje, u zhvillua procesi më i falsifikuar në historinë e Shqipërisë, një proces të kësaj natyre nuk ka njohur as diktatura komuniste. Ky proces filloi me vendosjen e masave të sigurisë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën ndaj Sali Berishës dhe arrestimin me brutalitet të anëtarit të Këshillit Kombëtar, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Ky proces ka në qendër hakmarrjen e verbër politike të Edi Ramës.

Për të realizuar këtë qëllim janë përdorur mercenarë të Skapit, të cilët kanë falsifikuar, kanë manipuluar, kanë fshehur me qindra e qindra dokumente në dosjen e njohjes, kthimit tokës dhe privatizimit të objekteve të klubit Partizani për 300 pronarë, njëri prej tyre ishte Jamarbër Malltezi.

Jam këtu për t’ju njohur me disa nga fshehjet e tyre kriminale. Siç është bërë e ditur, e dini se Taulant Bego Yaris dhe Edi Rama dorëzuan tre vite më parë në Skapin e partisë dosjen për klubin Partizani, me akuzën se kjo pronë ku vendosej klubi ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane.

Mirëpo gënjeshtra siç thotë populli, i ka këmbët e shkurtra. Fletoret Zyrtare të asaj periudhe që gjenden online, faktojnë se ky është një mashtrim, një shpifje, një trillim.

Territori ku është ndërtuar klubi Partizani nuk ka qenë kurrë i shpronësuar, por me dokumentet e nënmbretit Jakomoni, ka qenë i rekuizuar. Rekuizicioni është një kategori krejt tjetër, në të cilën shteti, sepse Italia paraqitej si shtet këtu, pra Jakomoni, ka dekretin e fundit të tij të publikuar në këto fletore, më 30 qershor të vitit 1943, në të cilin thotë se për zonën 3 dhe 4, rekuizimi shtyhet dhe për 6 muaj.

Çfarë ishte rekuizimi? Rekuizimi ishte bllokimi i pronës, mundet ose jo të të jepte një qira, por ti nuk mund ta përdorje për asgjë atë pronë derisa të shpronësohej ose t’i rikthehej pronarit.

Pra, janë të gjithë dokumentet që faktojnë se toka ka qenë e rekuizuar, çka rrëzon çdo insinuatë se kjo ka qenë tokë me shpronësuar dhe e shpërblyer nga pushteti i atëhershëm, okupatori italian.

Pse i kanë fshehur tani? I kanë fshehur sepse mbi bazën e këtyre fletoreve, këtyre dokumenteve zyrtare, Jamarbër Malltezi ka paditur në Skap për kallëzim të rremë, Taulant Ballën.

Natyrisht Skapi nuk mund të ekspozonte këto dokumente sepse do t’i duhej të hapte çështje penale ndaj Taulant Ballës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49649 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE