Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Antonio Tajani në Shqipëri!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Antonio Tajani në Shqipëri!

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, sot Shqipërinë e viziton zv.kryeministri italian, Antonio Tajani, njëherazi ministër i Punëve të Jashtme. Në axhendën e kryediplomatit të Romës janë takimet me kryeministrin Edi Rama dhe homologun Igli Hasani. Në fokus të diskutimeve edhe forcimi i bashkëpunimit.

Ndalesa e parë do të jetë Njësia Detare e Guardia di Finanza-s në Shqipëri, (NUFROM) me bazë në Durrës. Fillimisht e krijuar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, prej 26 vitesh në Shqipëri luan një rol kryesor në luftën kundër trafikimit të paligjshëm nga deti, si dhe për trajnimin e forcave të policisë shqiptare.

Më pas, në Tiranë do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën e Punët e Jashtme, Igli Hasani. Tajani ka komentuar:

Marrëdhënia me Shqipërinë është e një rëndësie strategjike për Italinë dhe ne synojmë ta bëjmë një model referimi bashkëpunimin tonë për emigracionin. Marrëdhëniet italo-shqiptare janë jashtëzakonisht të pasura, të detajuara e duam të vijojmë punën që po bëjmë për të forcuar bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Nga Roma ku ishte javën e kaluar, kryeministri Edi Rama u shpreh i sigurt në marrëveshjen për emigrantët me Italinë, pavarësisht pezullimit nga Kushtetuesja.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bëri detyrën e saj, sepse është automatik pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë përpara ratifikimit në Parlament. Vendimi do të dihet deri në mars, por besoj se do të merret shumë më herët, sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të ecin përpara apo jo.

Kryeministri komentoi frikën e atyre që besojnë se padia e opozitës shqiptare në Gjykatën Kushtetuese mund të çojë në dështimin e akordit.

Eshtë diçka që më bën për të qeshur.  Giorgia Meloni i uroi kur kishin zgjedhjet e brendshme dhe nuk më njihte. Padyshim që mendoi se unë isha një shoqërues në mesin e atyre që nuk rekomandohen, siç thoni ju. Më pas rolet u përmbysën, por për ta thënë seriozisht, jam i lumtur që të gjithë e kuptojnë. Edhe ata në vendin tim që janë të goditur nga propaganda që pretendon se në Shqipëri nuk ka më demokraci sepse ka një diktator. Shqipëria është një vend demokratik dhe Gjykata Kushtetuese ka bërë detyrën e saj, sepse në Kushtetutë pezullimi i një marrëveshjeje është automatik për ta vlerësuar atë përpara ratifikimit në parlament. Eshtë provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49439 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE