Parashikimi i motit, e premte 22 dhjetor 2023!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e premte 22 dhjetor 2023!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat do të pasohen më reshje shiu që nisin pas orëve të mesnatës fillimisht në veri e në qendër.

Reshjet do të jenë më intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave të herëpas’herëshme si dhe stuhi afatshkurtra.

Në relievet malore të vendit në veri, verilindje dhe juglindje parashikohen reshje bore më intensitet të ulët në lartësitë mbi 700 m. Mjegull/mjegullinë e reduktim shikimi në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve, si dhe nuk do të mungojnë ngricat përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 10-14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
4/13
Re shi diell

Kukës
0/8
Re shi borë

Lezhë
6/13
Re shi diell

Dibër
0/7
Re shi borë

Durrës
6/15
Re shi diell

Tiranë
7/15
Re shi diell

Elbasan
5/13
Re shi diell

Berat
3/15
Re shi diell

Vlorë
4/14
Re shi diell

Korçë
0/6
Re shi borë

Gjirokastër
0/14
Re shi diell

Sarandë
5/14
Re shi diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49295 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE