Sa ngjajnë! Efi Dhedhes poston foto e parë me nënën e saj

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për Efin, ky DWTS është edicioni i dytë i “Big Brother VIP”

Efi Dhedhes me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP” bëri për vete një publik të gjerë, të cilët vazhduan ta përkrahin atë edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ndonëse tashmë një personazh i njohur, Efi ka zgjedhur që të mbaje larg vëmendjes publike familjen e saj dhe të dashurin e saj, identitetin e të cilit akoma nuk e ka bërë publike.

Por mesa duket se ajo i ka “thyer rregullat” dhe së fundmi ka publikuar në “Instagram” një foto me nënën e saj, teksa ndodheshin në shtëpi së bashku.

Në pamjet e publikuara nga ish-finalistja e edicionit të dytë të BB VIP, vërehet qartë ngjashmëria e madhe që Efi ka me nënën e saj.

“Sado të rritem ti më qetëson mama”– ka shkruar ajo krahas fotos duke treguar lidhjen e fortë që ka me të ëmën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE