Bie WhatsApp! Përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bie WhatsApp! Përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe

Bllokohet WhatsApp. Raportohet se përdoruesit nuk mund të dërgojnë ose marrin mesazhe në platformën e mesazheve në pronësi të Meta. Mbi 6000 persona kanë raportuar në internet se mesazhet e tyre nuk po dërgohen.

Faqja e internetit Downdetector, që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje numrit e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e aplikacionit. WhatsApp ka hasur probleme edhe në vendin tonë.

Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompania Meta.

Përdoruesit mbarë botën thonë se aplikacioni thjesht tregon “Connecting…” në krye dhe çdo përpjekje për të dërguar një mesazh dështon.

Kujtojmë se një vit më parë, po në muajin tetor, shërbimet kryesore të mediave sociale, përfshirë Facebook, Instagram dhe WhatsApp patën një ndërprerje masive, duke ndikuar potencialisht në dhjetëra miliona përdorues. U deshën më shumë se 6 orë që platformat sociale të rikthehen, duke iu shkaktuar një humbje ekonomike me rreth 7 miliardë dollarësh

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE