Turqia arreston mbi 300 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqia arreston mbi 300 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik!

Autoritetet turke arrestuan 304 të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca. Njoftimin e dha sot ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Shumica e të dyshuarve u kapën në tri qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll e Izmir, konfirmoi Yerlikaya në një njoftim në rrjetin social X.

Po ashtu, informoi se aksioni i koduar “Operacioni Heronjtë-34” u mbajt njëkohësisht në gjithë vendin.

Ne nuk do të lejojmë asnjë terrorist të hapë sytë dhe këtë e bëjmë për të siguruar paqe e unitet për popullin tonë. Ne do ta vazhdojmë betejën me përpjekjet e mëdha të forcave tona të sigurisë.

Po ashtu, zyrtari i lartë turk publikoi pamje ku shihej policia duke hyrë në banesa, si dhe duke i shoqëruar të arrestuarit nëpër automjete.

Kujtojmë se Shteti Islamik kishte nën kontroll një të tretën e Irakut e të Sirisë në vitin 2014. Edhe pse i mposhtur, ISIS-i vazhdon që të kryejë sulme të përgjakshme. Ky grup militant ka ndërmarrë atentate të shumta në Turqi, përfshirë në një klub nate më 1 janar të vitit 2017 në Stamboll, ku u vranë 39 njerëz.

Autoritetet turke i kanë intensifikuar operacionet kundër Shtetit Islamik dhe gjithashtu ndaj militantëve kurdë në javët e fundit, pasi pikërisht militantët kurdë shpërthyen një bombë pranë objekteve qeveritare në kryeqytetin Ankara, më 1 tetor.

Turqia ka kryer rregullisht operacione brenda vendit e në veri të Irakut ndaj Punëtorëve të Partisë së Kurdistanit (PPK), të cilët i cilëson si organizatë terroriste.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48852 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE