“Ajo është e shkatërruar”- mikesha e Chiara Ferragni-t tregon gjendjen e saj pas skandalit të mashtrimit!

vovalbania December 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ajo është e shkatërruar”- mikesha e Chiara Ferragni-t tregon gjendjen e saj pas skandalit të mashtrimit!

Chiara Ferragni dhe “drama” rreth akuzave të saj për mashtrim është kthyer le të themi në cështje dite në Itali, teksa së fundmi ka qenë Mariella Milani, kritike e modës dhe ish-kryeredaktore e “Tg2” që ka komentuar për atë që po ndodh me influenceren.

Më shumë se sa të merren me akuzat dhe hetimet ndaj saj, ajo ka bërë me dije gjendjen e Chiara-s pasi ka komunikuar me një mikeshë të afërt me të, pak ditë pas influencerja pati edhe një kërkim ndjese në Instagram-in e saj, mes lotësh.

“Ajo është e shkatërruar, fola me një mike të saj që më tha që s’ka dalë prej ditësh nga shtëpia. Për mendimin tim ka të drejtë të heshtë dhe po bën mirë. Koha do të tregojë si do të përfundojë e gjitha kjo. sepse dëmtimi i imazhit që ka patur është shumë i madh”– u shpreh Milani.

Kujtojmë se gjithë cështja ndaj Ferragni-t nisi kur Prokuroria hapi një dosje ndaj saj, pasi u zbulua mashtrimi që kishte ndodhur me rastin bamirësisë së panetones “Balocco”.

Ankesa është paraqitur fillimsht nga shoqata për të drejtat e përdoruesve dhe konsumatorëve “Codacons” dhe shoqata për solidaritetin social dhe mbrojtjen e të drejtave civile “Assourt”.

Sipas “Codacons”, klientët që kanë blerë panetonen me një çmim prej rreth 9 eurosh gati 1 vit më parë, kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim të parave të paguara, pasi bamirësia që ishte premtuar nga “Balocco” me një pjesë të fitimeve nga shitjet nuk është realizuar, përkundrazi, është abuzuar me këtë reklamë.

Deri tani, nuk ka asnjë ankesë në lidhje me mashtrimin tjetër në lidhje me shitjen e vezëve të Pashkëve të sponsorizuara më parë nga sipërmarrësja, edhe pse dyshohet se ka ndodhur e njejta gjë dhe Prokuroria nuk ka ngitur asnjë hipotezë krimi, duke ja lënë cështjen krimit financiar në shtetin fqinj.

Megjithatë, Chiara ka marrë një gjobë prej më shumë se 1 milionë euros nga autoritetet dhe po ashtu ka premtuar 1 milionë euro bamirësi ndaj spitalit që kishte marrë vetëm 50,000 euro të ardhura nga “Balocco”, para nisjes së fushatës për shitjen e panetoneve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49958 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE