E papritur! Fifi merr propozim për martesë në skenën e “Dancing With The Stars”!

vovalbania December 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E papritur! Fifi merr propozim për martesë në skenën e “Dancing With The Stars”!

Çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” është Fifi dhe Graciano. Bazuar në votat e jurisë dhe publikut ajo shkoi automatikisht në finalen e madhe.

Për këtë kualifikim të saj, Fifi dhe Graciano nuk kanë kërcyer gjatë kësaj mbrëmje, por ata padyshim që nuk munguan.

Ndaj, mbrëmjen e sotme Fifi performoi një këngë live në gjysmëfinalen e “Dancing With The Stars”, por surpriza e madhe erdhi në fund të performancës.

Partneri i saj, Adis Patushi, u shfaq papritur në skenë me një unazë në dorë. Adisi mes lotësh pyeti Fifin:

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua?

Përgjigja e saj ishte padyshim “Po!”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49135 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE