Prekni qiellzën me gjuhë dhe merrni frymë 60 sekonda, do të na falënderoni për rezultatet!

vovalbania December 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prekni qiellzën me gjuhë dhe merrni frymë 60 sekonda, do të na falënderoni për rezultatet!

Ekzistojnë teknika të ndryshme të frymëmarrjes që mund t’ju ndihmojnë shumë. E gjitha që duhet të bëni është që të prekni qiellzën me gjuhë dhe pastaj të merrni frymë. Njerëzit të cilët e kanë problem pagjumësinë, me ndihmën e kësaj teknike do të flenë më lehtë. Kjo teknikë do të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj si dhe në tërë shëndetin.

Nëse ballafaqoheni me problemin e pagjumësisë, atëherë ky truk mund të jetë shumë i dobishëm për ju. E gjitha që duhet të dini është se si ta përdorni gjuhën dhe si të merrni frymë. Këto metoda të pabesueshme i ka zbuluar Dr.Endua Vela. Do të relaksojë trupin tuaj dhe do t’ju çlirojë nga stresi. Prekni me maje të gjuhës suaj qiellzën dhe lëreni ashtu teksa merrni frymë. Është me rëndësi që të përdorni teknikën e cila është e njohur si 4-7-8 (4 sekonda marrje frymë, 7 sekonda mbajtje të frymës, 8 sekonda nxjerrje të frymës).

Me siguri ju ka ndodhur të zgjoheni gjatë natës dhe mos t’ju zërë më gjumi. Cilido qoftë shkaku, nëse zgjoheni shpesh natën, duhet të shmangni dy gabime. Ekspertja e gjumit, Biquan Luo, ka treguar për New York Post se çfarë do t’ju ndihmojë të flini më shpejt pasi të zgjoheni gjatë natës.

Gjëja më e mirë për të bërë nëse zgjoheni në mes të natës është të qëndroni të vendosur. Përpiquni të relaksoheni dhe të flini përsëri. Mund të provoni edhe disa teknika gjumi, si ushtrimet e frymëmarrjes dhe të dëgjoni zhurma të lehta. Nëse akoma nuk mund të flini, prisni 10 deri në 15 minuta para se të ngriheni nga shtrati. Përpiquni të shkoni në një vend të qetë dhe të rehatshëm, si divani dhe të lexoni një libër ose të bëni diçka qetësuese derisa të bini përsëri në gjumë. Ajo që nuk duhet të bëni kurrsesi është të merrni telefonin ose të shikoni orën. Kontrollimi i kohës mund të rris stresin dhe ta vështirësojë gjumin. Telefoni mund të jetë shumë stimulues, gjë që ju pengon më tej të relaksoheni dhe të bini në gjumë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49013 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE